Botë

Ofrimi i Serbisë me “BRICS”, mund të paraqesë rrezik për tërë Evropën

By GAZETA SCANNER 1

September 16, 2023

Vendet e Bllokut BRICS, një nga aspiratat kryesore e kanë luftimin e dollarit amerikan. Pesë shtetet anëtare dhe dhjetëra të tjera që synojnë t’i bashkohen këtij grupi, thirren në idenë që të luftojnë dominimin e Perëndimit në rendin aktual botëror.

Me qëllim luftimin e valutës amerikane këto shtetet po synojnë ta krijojnë një valutë të përbashkët që mendojnë ta quajnë “BRICS”.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se jetësimi i këtij plani, do të ndikonte në ekonominë e të gjithë Evropës, përfshirë edhe Ballkanin.

Aleksandër Vulin dhe partia e tij kanë kërkuar që edhe Serbia t’i bashkohet BRICS-it. Sipas ekspertit të sigurisë, Shkëlzen Sopjani, ofrimi i shtetit serb me këtë nismë paraqet rrezik për tërë kontinentin.

Ndonëse BRICS po synon të luftojë rendin botëror të dominuar nga perëndimi, të pesë vendet anëtare janë edhe pjesë e G20 ose Grupit të 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20).