Lajme

Oficeri i FSK-së diplomon në Gjermani

By GAZETA SCANNER

December 07, 2024

Major Kadri Berisha ka diplomuar me sukses shkollimin dy vjeçar për Oficerë të Stafit të Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Komandës dhe Stafit të Shtabit të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë (Führungsakademie der Bundeswehr).

Në trajnim kanë marrë pjesë oficerë të lartë nga 33 shtete të ndryshme nga 5 kontinentet e botës.

“Trajnimi përgatitë pjesëmarrësit të janë të gatshëm të përballen me sfidat e sigurisë, procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes ushtarake, udhëheqjen dhe lidershipin ushtarak”, njofton FSK.