Ekonomi

Oda Ekonomike Amerikane mirëpret nënshkrimin e marrëveshjeve

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat mes autoriteteve kosovare dhe serbe.

Oda Amerikane beson fuqishëm se këto marrëveshje do të sjellin përfitime të shtuara ekonomike për të dyja vendet, sidomos për kompanitë e sektorit privat që operojnë në secilin vend.

“Njohja reciproke, tregtia pa barriera dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike vetëm se do ta përmirësojnë perceptimin për të dy vendet në sytë e investorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj”.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se çdo marrëveshje që lejon integrim ekonomik të rajonit e hap potencialin e të gjitha vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike.