Shëndeti

OBSh: Më pak burra pinë duhan

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) thanë se numri i meshkujve që përdorin produkte tradicionale të duhanit më në fund ka filluar të bie.

Drejtori i Departamentit të Promovimit të Shëndetit në Organizatën Botërore të Shëndetit, Ruediger Krech tha se për herë të parë në histori, meshkujt po pinë më pak duhan. “Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse në njëzet vjetët e fundit kanë qenë meshkujt që kanë pirë duhan më shumë dhe kurrë nuk ka pasur rënie. Kemi parë ulje të duhanpirjes te femrat, por kurrë te meshkujt,” tha Krech.

Zyrtarja teknike e Njësisë së Kontrollit të Duhanit të OBSh-së Alison Commar thotë se raporti nënvizon se ‘rënia e përhapjes së përdorimit të duhanit’ është më e ngadaltë në rajonin e Mesdheut Lindor dhe Afrikë, ndërsa përparim më i madh është vënë re në Amerikë.

Sidoqoftë, OBSh-ja nuk i llogarit cigaret elektronike si produkte duhani në raport, dhe zyrtarët e saj nuk mund të thonë se çfarë ndikimi ka pasur popullariteti në rritje i këtyre lloj cigareve në largimin e njerëzve nga pirja e duhanit tradicional.