Botë

Obama për Trumpin: Nuk na duhen edhe katër vjet shungullimë e dërdëllitje

By GAZETA SCANNER 1

August 21, 2024

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka paralajmëruar në rast të rizgjedhjes së Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trumpi që kishte udhëhequr për një mandat, në vitet 2016-2020, po e kërkon të dytin në garën kundër kandidates nga radhët e Partisë Demokratike, Kamala Harris.

“Nuk na duhen edhe katër vjet të shungullimës e paaftësisë e kaosit”, ka thënë Obama në Konventën Kombëtare të Demokratëve.

“Ne e kemi parë atë film më parë. Dhe të gjithë e dimë që vazhdimi i filmit është edhe më i keq”.