![Nxirret raporti mbi ngjarjen: Polici në Zllatar dyshohet se u vra aksidentalisht në një ndejë Nxirret raporti mbi ngjarjen: Polici në Zllatar dyshohet se u vra aksidentalisht në një ndejë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/auto_274155980_706619760692105_5405420823386083268_n1645249527.jpg)
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vrasjes së policit Lirim Haxholli mbrëmë në Zllatar të Prishtinës.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka thënë se zyrtari policor është qëlluar aksidentalisht, sipas dyshimeve, me armë zjarri nga një person tjetër gjatë një ndeje, shkruan lajmi.net.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.
Ndërkaq që IPK është hedhur në veprim për të hetuar rastin teksa i dyshuari është arrestuar.
Njoftimi i plotë nga Policia në raportin 24-orësh:
Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar.