Lajme

Nxënësi nga Peja vdiq në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Pejë

By GAZETA SCANNER

October 31, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje për qytetin e Pejës.

Auron Mazrekaj, nxënës i shkollës fillore “Asdreni”, vdiq në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë, në lokacionin e njohur si “Ura e Llozicës”.

Stafi i shkollës e kanë përkujtuar si një ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës, ku Aroni shërbente si kryetar i këshillit.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Facebookut, thuhet se ai ishte nxënës shembullor e madje bursist.

“Në këto momente të dhimbshme dhe të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, stafit të shkollës, shokëve e shoqeve dhe të gjithë atyre që e njohen dhe deshën. Ndajmë me ta dhimbjen dhe kujtimin për një djalë të jashtëzakonshem, i cili do të jetojë gjithmonë në zemrat tona”.