Lajme

Nushi i befasuar për takimin e Kurti-Krasniqi: PDK ra viktimë e VV-së

By GAZETA SCANNER 1

May 29, 2024

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi kishte pranuar ftesën e kryeministrit Kurti për një darkë punë javë me parë.

Ata pas takimit kishin deklaruar se kanë folur rreth votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit për zgjedhje të parakohshme

Anëtari  PSD-së. Nol Nushi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se ishte befasuar kur kreu i PDK-së, Memli Krasniqi kishte pranuar një takim të tillë me kryeministrin Kurti

“Kur ka shkuar PDK unë jam befasuar shumë dhe kam mendu që kanë marrë një premtim shumë serioz që kanë më shku në zgjedhje dhe po del që nëse ka qenë premtim, ai ka qenë një mashtrim epik”, është shprehur Nushi.