Lajme

Nura, Lushtakët dhe Geci realizojnë vizita të shumta për festën e Vitit të Ri

By GAZETA SCANNER

January 01, 2025

Në natën e ndërrimit të moteve, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku, drejtorët Shahin Tahiri, Valon Haliti e Alban Shala, deputetin e Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku, si dhe me kandidatin për deputet, Xhevahir Geci, kanë realizuar vizita në Shtëpinë e Pleqve, QKMF, Stacionin Policor dhe në Shërbimin e Zjarrfikësve, me ç’rast ua kanë uruar të moshuarve, mjekëve, policëve dhe zjarrfikësve kujdestarë, festën e Vitit të Ri 2025. Gëzuar 2025!