Fanella me numër pesë e Real Madridit, që dikur i përkiste legjendës Zinedine Zidane, ka gjetur një pronar të ri tek klubi i Real Madridit.
20 vjeçari, Jude Bellingham është pasardhës i kësaj fanelle.
“Babai im mbante gjithmonë fanellën e personalizuar të Zidanit te Real Madridit në shtëpi. Tani unë kam veshur numrin pesë dhe kjo është bërë një histori”, u shpreh Jude, transmeton Klankosova.tv
Edhe Zidanes i ka bërë përshtypje talenti i lojtarit të lindur në vitin 2003.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që bën gjëra të pabesueshme. Mund ta imagjinonim se çfarë do të kishte bërë, por ai i tejkaloi të gjitha pritjet”, ka thënë Zidane për Jude Bellingham.