Kuriozitete

Nuk u zihet besë, njihuni me shenjat dyfytyrëshe të horoskopit

By GAZETA SCANNER 1

April 09, 2024

Njerëzit me dy fytyra janë të vështira për t’u dalluar. Kur jeni bashkë, ata janë lajkatarë dhe të sjellshëm. Por kur flisni me një mik apo koleg tjetër, mësoni se ata po ju përgojojnë apo dhe ankohen pas shpine për ju. Sipas astrologëve, ju mund të jeni në gjendje t’i identifikoni lehtësisht këta njerëz bazuar në horoskopin e tyre.

Disa prej këtyre njerëzve i përkasin shenjave të mëposhtme të horoskopit:

Gaforrja

Gaforret janë të ndjeshëm dhe romantikë, por edhe me humor. Ata që i përkasin kësaj shenje nuk do ju flasin keq pas shpine, por mendimet e tyre do t’i paraqesin ndryshe. Ata udhëhiqen nga Hëna, kështu që mendimet e tyre udhëhiqen nga emocionet e tyre. Pra, nëse ata thonë diçka dhe ndihen të pambrojtur më vonë, ata do të përpiqen ta ndryshojnë për t’u dukur më të fortë dhe më pak të ndjeshëm.

Luani

Luanët janë simpatikë  dhe pak ekstravagantë. Ata pëlqejnë të tërheqin vëmendjen dhe madje mund ta bëjnë këtë në një mënyrë dramatike. Për shembull, nëse mendojnë se nuk janë më në qendër të vëmendjes, mund të tregojnë një histori (me shumë ekzagjerime dhe ndoshta gënjeshtra) për të tërhequr vëmendjen te vetja. Domethënë bëhen dyfytyrësha që të tjerët të merren me ta.

Peshorja

Shenja që dëshiron t’i kënaqë të gjithë do të mendojë mirë përpara se të flasë, duke peshuar vazhdimisht të mirat dhe të këqijat e situatave, në mënyrë që të dijë të veprojë pa mërzitur askënd. Megjithatë, vështirë se do të mbajë sekrete, pasi është shumë e dhënë pas thashethemeve.

Akrepi

Akrepat janë njerëz ambiciozë që do të bënin gjithçka për të arritur qëllimet e tyre. Ata mbeten fort introvertë dhe tregojnë vetëm atë që duan. Kjo fshehtësi e tyre shpesh perceptohet si dyfytyrësi dhe rezulton në sjellje të pabesë. Ata manipulojnë të tjerët për të marrë atë që duan dhe mund të duhen vite që ata rreth tyre të kuptojnë se, në fund të fundit, marrëdhënia e tyre nuk ishte aq e fortë sa mendonin.

Binjakët

Në krye të listës janë Binjakët. Në mendjet e tyre ndërsa kohët ndryshojnë, po ashtu ndryshon edhe e vërteta. Të sunduar nga Mërkuri, ata kanë një mendje të mprehtë, që do të thotë se mendimet e tyre janë vazhdimisht në garë, në rritje dhe në ndryshim. Binjakët energjikë mërziten lehtësisht dhe mund t’i thonë një gjë një personi vetëm për të parë se si do të reagojnë, ndërsa dikujt tjetër i thonë diçka krejtësisht të ndryshme.