Ekonomi

Nuk ndalet rritja e Bitcoin-it

Tjetër rekord nga Bitcoin. Këtë të dielë, monedha virtuale ka kapur vlerën e 58.354 Dollarëve, duke e çuar fitimin e saj javor në rreth 20%.

Gjatë këtij viti, Bitcoin është rritur rreth 100%. Vetëm pak ditë më parë, kriptomonedha kapi vlerën e 50 mijë Dollarëve, ndërsa sot u rrit sërish.

Vlera e Bitcoin ka njohur rritje të mëdha pas investimeve në këtë sektor nga kompanitë e mëdha, të tilla si Tesla e Elon Musk, Mastercard Inc. dhe BNY Mellon.

Përllogaritet se vlera e Bitcoin në treg ka rritur në mbi 1 miliardë Dollarë