Lajme

Nuk lejoi qasje në dokumente publike, dënohet me 4 mijë euro kryetari i Fushë Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

May 05, 2023

Agjencia për Informim dhe Privatësi, sot i ka shqiptuar gjobë Komunës së Fushë-Kosovës, në vlerë prej 4.000 euro për kufizim të qasjes në dokumente publike.

Dokumentët mbi gjobitjen i ka shpërndarë asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Vlonjat Hasani.

Ai ka dërguar kërkesë për qasje në dokumente publike për një konkurs në Arsim, por komuna nuk ia ka ofruar qasjen.

Hasani thotë se komuna e Fushë-Kosovës i prin listës së komuna dembele dhe nuk tregon përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe punëve që i takon.

“Komunave dembele duke mos bërë pothuajse asnjë punë për qytetarët, realizimin e investimeve kapitale e ka bërë vetëm 26%, ‘nepotizmi’ dhe punësimi në institucione publike ndodh vetëm nëse i ‘përmbushë egot politike të subjektit që e udhëheqë Komunën!”, shkruan Hasani.

Për të mos mjaftuar kjo, sipas Hasani ata vazhdojnë të shkelin ligje, të thyejnë rregulla e rregullore, e të mohojnë qasje në dokumentet publike për qytetarët.

“Krejt kjo për t’i pamundësuar opinionit informimin për punët e dyshimta dhe të dëmshme që ata i bëjnë…!!! Agjencia për Informim dhe Privatësi, sot i ka shqiptuar gjobë Komunës, konkretisht Kryetarit Burim Berisha në vlerë prej 4.000€ për kufizim të qasjes në dokumente publike për kërkesat që i kam drejtuar Komunës”, potencoi asamblisti Vlonjat Hasani.

https://m.facebook.com/Wlony/posts/6317087915020181?wtsid=rdr_00yS3buOVpNzYPzsO