Lajme

“Nuk kanë asnjë komunikim”, Haradinaj flet për raportet Kurti-Rama

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për marrëdhëniet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.

Në emisionin “Opinion”, Haradinaj tha nuk ka asnjë komunikim mes Kurtit dhe Ramës.

Ai e cilësoi turp aktin e Kurtit për mos pritur në takim kryeministrin Rama.

Haradinaj tha se Kurti dhe Rama duhet të takohen për të gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre.

“Nuk janë të tensionuara, por nuk ka marrëdhënie hiç. Gjatë kohës sime ka patur tensione me Ramën, por kurrë s’ka ndodhur që të vij kryeministrin ën Kosovë dhe mos e presësh. Ne kishim komunikim dhe kishim mospajtime. Por në çdo situatë jemi takuar, dreka apo dhe takime jo formale”.

“Turp për Kosovën që mos e prit kryeministrin e Shqipërisë. Turp që e ka bërë se nuk po pret kryeministrin, pro flamurin. Ata duhet të takohen dhe të shkëmbejnë informata”, u shpreh Haradinaj.