Lajme

“Nuk kam qenë normal”: Kajtazi ndan një parashikim të vetin për Kurtin në 2020

By GAZETA SCANNER

December 23, 2024

Gazetari Vehbi Kajtazi ka rishpërndarë një deklarim të tij në vitin 2020 në ”Debat Plus” ku parashikonte se që ”po vjen dekada e Albin Kurtit” dhe se ai në pushtet do të qëndronte ”për së paku tetë vjet”.

“Ne 2020-en, 90 per qind nuk kam qene normal”, ka shkruar Kajtazi në mbishkrim të videos.

Ja çfarë thoshte Kajtazi:

Dekada e Albin Kurtit po vjen. Albin Kurtin do ta kemi njeriun ma të fuqishëm me mbështetjen ma të madhe popullore për të paktën 8 vjetët e ardhshme, sepse zakonisht ndodhë që dy mandate janë që një lider apo një subjekt politik i konsumon pushteti dhe u jep mundësi subjekteve tjera politike të reformohen, të këndellen nga të qëndruarit gjatë në opozitë për të arritë me u kthy para votuesve me oferta konkrete, duke i përdorur gjithmonë gabimet e pushtetit”, kishte thënë Kajtazi në Dukagjini.