Rozë

“Nuk kam dashur kurrë…”, modelja e famshme humbi mbi 20 kg pas…

By GAZETA SCANNER 1

November 15, 2024

Sofia Richie Grainge ka ndarë së fundmi detaje rreth rrugëtimit të saj të mëmësisë.

Teksa ishte e ftuar në podkastin e Therapuss për një episod të publikuar të enjten, më 14 nëntor, Sofia foli rreth asaj se sa shumë ka ndryshuar jeta që atëherë kur fëmija i saj erdhi në jetë dhe sa peshë ka humbur.

“Jeta ime ka kuptim tani”, tha Richie Grainge, duke shtuar: “Nuk kam dashur kurrë më shumë në jetën time. Jam e fiksuar pas saj, ajo është perfekte. Dhe kam humbur afërsisht 22.7 kilogramë. Kështu ndodhi”.

Modelja e famshme ndan vajzën Eloise me bashkëshortin Elliot Grainge. Çifti u martua në një dasmë ultra glam në jug të Francës në Antibes në prill të vitit 2023.

Ata njoftuan lindjen e vogëlushes së të tyre në maj të 2024.