11.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Nuk ka me dështu ministri Rifat Latifi por kemi me dështu ne

- Advertisement -

Shkruan Ilir.S.Hoxha, ekspert i shëndetësisë

1. NUK KA ME DËSHTU MINISTRI RIFAT LATIFI POR KEMI ME DËSHTU NE! Kjo është çka ju kam thënë miqëve të mi sa here më kanë pyetur ose ka rastis tema për Ministrin Latifi dhe se a do të ketë sukses ai në përgjegjësinë që ka marr. E kam thënë edhe e besoj me sinqeritetin më të madh. Me fjalë tjera NËSE NE SI SHOQËRI NUK JEMI NE GJENDJE ME SHFRYTËZU NJË KUADRO TË KALIBRIT TË MINISTRIT LATIFI, NUK DO TË JETË FAJI I TIJ. DO TË JETË PAFTËSIA JONË!

2. PSE PO MENDOJ KËSHTU? Ministrin Latifi heren e parë e kam takuar ne vitin 2004 në një kurs të telemjekësisë së Universitetit të Prishtinës. Edhe me lejoni të ju them. Kam takuar e punuar me shume njërëz të sukseshëm nëpër botë këto vite në sektorin e shendëtesisë. Amerikë, Britani, Zvicer, Holandë… Prej më të mirëve e njohurve në botë. Kam pas mentor që nuk kam fjalë me përshkru përvojën e benefitet profesionale që kam pas nga ta. I VETMI KOSOVAR QË KA QËNË EDHE MBETET I ATIJ NIVELI ËSHTË PROF. LATIFI. Këtë mundesh me pa nëse e shef karrieren e tij prej momentit që ka hy në domenin e mjekësisë edhe ka arrit sukses kudo qe “ja ka qit gishtin”. Për më shumë përkundër suksesit marramendës, që krejt gjenerata ime në shëndetësi mundemi veq me endru, PROF. LATIFI GJITHË KA PAS KOHË PËR KOSOVËN. Qendra e Telemjekësisë, e para ne rajon në Kosovë, Kolegji i Kirurgeve të Kosovës me Journalin e Kirurgjisë janë disa shembuj të përkushtimit të tij për Kosovën. Tash la pozitat menaxheriale në spitalet e New York për me reformu shëndetësinë. Unë kam 46 vjet në momentin që po shkruaj këtë. Në 46 vjet vetëm një Kosovar të këtij niveli në shëndetësi. Paramendoni sa gjë e rallë! Sa kohë duhet me prit deri në herën tjetër!

3. Mbulimi nga mediat edhe qasja negative që kam parë nga një mostër jo e parëndësishme e kolegevë të mi janë DY MOMENTE TË RËNDESISHME ME ILUSTRU SA SHUMË NË RRUGË TË GABUAR JEMI QË ME U SIGURU QË KEMI ME DSHTU!.

Mediat në vend të entuziazmit, se si një kalibër i tillë ka ardh në Kosovë me na “shpëtu” kanë qënë të mbuluara qysh në fillim me komente si “Kaubojkat”, “Ministri po punon Online”, “Kravata flutur” e ngjashëm. Kjo është e rendësishme për ta! Sinqerisht nuk e di për të mirën e kujt punojnë kur i shof ato postime/lajme. Ose si u bë që mediat tona janë aq të cekta në vlerësimin e një mundesie të tillë!

KOLEGËT E MI NË ANËN TJËTËR RRINË ANASH EDHE KQYRIN SERI (qysh thojmë ne). Edhe komentet i kanë shume interesante. Jo ky nuk e njef Kosovën. Jo stili amerikan. Po natyra e zërit të tyre për dallim të atyre të mediave është ai cinizmi (ndoshta edhe xhelozia) që e kemi ndaj njeri tjetrit në profesion. Vetevendosja në anën tjetër ka sjell përreth tij një grumbulll të “amaterave” me i ndihmu. Kushdo që merret vesh vesh me shëndetësi nga ata apo tjerë po e “kqyrin me dylbi”. E administrata në Ministri po me duket s’po ju pëlqen me cilën parti ka ardh Ministri i ri!

4. PO PUNA ËSHTË QË ME MUJT ME SHFRYTEZU POTENCIALIN E DIKUJT TË KALIBRIT TË MINISTRIT LATIFI DUHET KREJT ELEMETET KONSTRUKTIVE QË JA DOJNË TË MIRËN SEKTORIT TË SHËNDETËSISË ME U BO BASHKË RRETH TIJ. Pa marr parasysh cila parti a cili grup i interesit. Ekipa e Ministrit, menaxherët e spitaleve, Odat, OJQ-te që punojnë në shëndetësi, njërësit që dijnë dicka në shendetësi. Kështu funksionon në vendet që kanë ec pëpara. Amerikë, Zvicër, Gjermani, Britani. Edhe Sërbet kështu ja bejnë. E shfrytezojnë momentin, njeriun që kanë përpara. NUK GJEJNË KIME NË VO SI BËJME NE. E SHIKOJNË INTERESIN E TYRE TË PËRGJITHSHËM, JO KAPRICET INDIVIDUALE SI BËJME NE.

5. NESE KA PAS NJË ZGJIDHJE “MAGJIKE” PËR SHËNDETËSINË E KOSOVËS KA QËNË MUNDESIA ME ARDH DIKUSH I PROFILIT TË MINISTRIT LATIFIT ME DREJTU MINISTRINË E SHËNDETËSISË. Urime Vetvendosjes që kanë arritë me ja mbush mendjen edhe me marr dikend që ska qenë në parti. Kanë caktu standard të lartë që ka pas efekt në krejt skenën politike. Por askush nuk ka me punu për të mirën tonë përgjithmonë edhe pa marrë parasysh sa nuk e cmojmë mundësinë! Po shpresoj që Ministri ka durim me papjekurinë tonë! Po keni kujdes miqet e mi kudo ku jeni (media, ministri, politike, spitale, etj)! Mendjet e medha munden me qëndru vetëm në një hapësirë ku çmohen. Përndryshe ikin e nuk kthehen më. PO E THEM EDHE NJË HERË. NUK KA ME DESHTU MINISTRI LATIFI. KEMI ME DESHTU NE SI SHOQERI NESE NUK E SHFRYTËZOJMË KËTË MUNDEËSI.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit