Rozë

“Nuk ka dashni…”/ Sarah Berisha i kthehet ashpër ndjekëses: Na lodhët, jeni bërë të…

By GAZETA SCANNER 1

November 28, 2023

Sarah Berisha dhe DJ PM janë një nga çiftet më të dashura dhe të komentuara nga publiku. Historia e tyre e dashurisë që lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Madje edhe kur blogerja e njohur vendos që të bëjë ndonjë bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, pyetjet më të shumta janë pikërisht në lidhje me PM.

Edhe pse Sarah u ka kthyer shpeshherë përgjigje pyetjeve të tipit ‘kur do martohesh, kur do bësh fëmijë, ku do jetoni’, fansat vazhdojnë që t’a pyesin sërish për këto detaje.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku dikush e ka pyetur ‘nëse stresohet në lidhje se ku do jetojë me PM?’. Blogerja ka thënë “po”, pasi sipas saj, që të dy kanë krijuar bazë në vendin ku jetojnë.

Lidhur me këtë përgjigje ka reaguar një ndjekëse e saj, e cila i ka shkruar se mes tyre nuk ka dashuri.

“Që 2 vite bashkë me PM e s’keni vendos hala ku me jetuar, gocë tjerët kanë krijuar familje, s’ka dashni thuaj”, i ka shkruar dikush, të cilin Sarah ka vendosur që t’a publikojë dhe t’i kthejë përgjigje:

“Na lodhët… Vërtet tani jeni bërë të bajatshëm”.