Sport

Nuk gabon Atletico Madrid

Atletico Madrid ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Real Sociedadit.

“Los Rijoblancos” fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1.

Ishte Carrasco që zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Llorentes (16′).

Ndërsa, Correa dyfishoi epërsinë, këtë herë asistues ishte Suarez (28′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Golin e nderit për Sociedadin e shënoi Zubeldia (83′).

Kjo fitore është tejet e rëndësishme për Atleticon që renditën në pozitën e parë në tabelë me 80 pikë, katër më shumë se Barcelona që zë vendin e dytë, derisa Sociedad në pozitën e pestë me 56 sosh.