“Nuk është punë as e Qeverisë e as e Ministrisë të merret me diçka që është e rregulluar me Kushtetutë dhe që është e rregulluar me ligjin për zgjedhjet lokale”.
Kështu ka thënë ish-Kryetari i KQZ-së, Mazum Baralaiu, në një bisedë me Albanian Post, pyetur rreth nismës së fundit nga MAPL në formimin e një Grupi Punues për hartimin e një udhërrëfyesi administrativ për largimin e katër kryetarëve shqiptarë nga postet e tyre.
“Është punë e kotë. Është ‘don kishotian’ një veprim i tillë, ose thjesht dikujt i konvenon që të zvarriten punët”, shprehet i bindur Baraliu.
“Qeveria, e as Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si pjesë e saj nuk ka pse ndërhyn dhe të bëjnë rregullore të tjera sepse nuk është punë e tyre. Vetëm dy mënyra, pra dy variante janë”.
“Kjo mënyra e zgjedhjeve lokale përmes 20 për qindëshit nuk është referendum i mirëfilltë, është në formë peticionale, në formë qytetare, pra një formë tjetër, fillimisht përmes 20 për qindëshit të trupit elektoral dhe mandej mbi 50 për qind i deklarimit të tyre e kështu me radhë”, ka treguar ai.