Rozë

Nuk e përcolli as tek dera e daljes, çfarë tha Olta pas eliminimit të Efit?

By GAZETA SCANNER 1

February 05, 2023

Mbrëmja e kaluar ishte një prej netëve me më shumë emocione në “Big Brother VIP”, me një eleminim të dyfishtë që ndryshoi totalisht rrjedhën e lojës.

Pasi fitoi “Lojën e Inteligjencës”, Dea Mishel ju dha e drejta të çojë në nominim 3 banorë. Ajo zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Efin.

Efi ishte e eleminuara e mbrëmjes, gjë që solli trishtim të madh tek Luizi e Kiara, ndërsa gëzim tek Olta. Aktorka nuk denjoi as ta përshëndesë konkurrenten e ta përcjellë tek dera si të gjithë banorët e tjerë, por qëndroi në living.

Më vonë gjatë mbrëmjes, ajo bisedoi me Dean për zgjedhjen e të nominuarve dhe eliminimin, duke shprehur gëzimin e madh që Efi ishte larguar tashmë nga shtëpia.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë”- ishin fjalët që Olta i tha Deas për daljen e Efit.