Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se është e vështirë të krijohet modeli kroat i Asociacionit në Kosovë.
Ai ka thënë se nuk e di kush ia ka mbushur mendjen kryeministri Albin Kurti për modelin kroat.
“Nuk e di kush ia ka mbush mendjen”, thotë ai, teksa shton se modeli i këshillit të serbëve në Kroaci kishte ardhur në rrethana tjera.
“Modeli kroat ka ardhur pas veprimeve ushtarake. Kjo pasi Republika e Krajinës që ishte krijuar është shpërbërë pas një organizimi ushtarak “Olluja”. Pastaj ka ardhur propozimi të bëhet Këshilli serb që ishte pranuar nga Beogradi”, përfundoi ai.