Sport

Notat e lojtarëve të Kosovës në fitoren ndaj Qipros, kush u shpall më i miri i ndeshjes?

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2024

Kosova e ka kompletuar këtë tetor me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj Lituanisë (2-1).

Amir Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti i shënuan golat në këtë takim.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Amir Rrahmani me notën 8.4, duke treguar paraqitje shumë të lartë.

Pas tij lartë u vlerësua edhe Ermal Krasniqi që kishte notën 8.1, pasi edhe anësori sulmues ishte i pandalshëm sonte.

Arijanet Muric (7.9) dhe Lumbardh Dellova (7.6), ishin dy të tjerët më të vlerësurit te Kosova.

Notat më të ulëta te Kosova i kishin Edon Zhegrova (6.3) dhe Donat Rrudhani (6.5).

Te mysafirët më i miri ishte Charalampos Charalampous me notën 7.4, ndërsa më i dobëti Andreas Karo (6.1).