Lajme

“Normalizimin mund ta sjellë ShBA, BE s’i ka mekanizmat e duhur”

By GAZETA SCANNER 1

May 19, 2023

Dialogu Kosovë – Serbi ishte njëra nga çështjet e diskutimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan.

Në këtë raportim ndër të tjera këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet tha se nga asnjëra palë nuk po shihet ndonjë zbatim i madh i marrëveshjes për normalizim.

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë thonë se moszbatimin po e shkakton vetë Bashkimi Evropian.

Profesori Universitar, Dorajet Imeri konsideron se vendet e BE-së nuk kanë unitet për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci thotë se normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi mund të vije vetëm me imponimin amerikan.

BE është kritikuar edhe për mosreagimin ndaj shkeljeve të marrëveshjeve që Serbia po bënë në vazhdimësi. /Tëvë1/