Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy, ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert më 21 gusht në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ai thotë se asgjë nuk mund të ndalë kur është i drejtë dhe në rrugën e Zotit.
“Plani politikës ishte të më ndalnin suksesin dhe punën që unë di të bëj më së miri ‘Muzikën&Koncertet’, mirëpo Zoti kishte plane të tjera për mua”, u shpreh ai.
“Dhe ja ku jemi këtu duke ju vërtetuar se asgjë nuk mund të na ndalë kur jemi në të drejtën tonë dhe në rrugë të Zotit”.