Lajme

Njohja e pasaportave ilegale të serbëve, Mazreku: Është cenim i sovranitetit të Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

April 12, 2024

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me njohjen e pasaportave ilegale të serbëve.

Ai është shprehur se edhe në aspektin juridik edhe në atë politik, kjo është sipas tij, ky është cenim i sovranitetit të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Në cilin do kontekst që e shohim, qoftë në kontekstin juridik, qoftë në kontekstin politik ky është cenim i sovranitetit të Kosovës, në qoftëse e marrim në raport krahasues me atë që disa shtete e kanë ligjin e dyshtetësisë, ku një qytetar i caktuar mund të ketë dy shtetësi dhe me qenë bartës i dy pasaportave të caktuara, në këtë rast për njerëzit që mundësohet lëvizja e lirë, përkatësisht njohja e atyre pasaportave, nuk janë njerëz që iu njihet statusi i dyshtetësisë, në këtë rast i shtetësisë së Kosovës dhe i shtetësisë së Serbisë, por njihet njëfarë statusi paralel i institucioneve të Republikës së Kosovës”, është shprehu ai.