Lajme

Njohja e pasaportave ilegale serbe, Rexhaj i VV-së: “BE na minoi sovranitetin”

By GAZETA SCANNER 1

July 28, 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e quajti “minim të sovranitetit” të Kosovës njohjen nga ana e BE-së të pasaportave ilegale serbe që lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë për serbët e Kosovës, e ku pretendohet juridiksion mbi Kosovën.

“Nuk është bërë në konsultim me Qeverinë e Kosovës…është vendosur në formë arbitrare, nuk janë dëgjuar dhe analizuar pra në teren të dhënat edhe analizat”, ka thënë deputeti i VV-së.

“Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë dhe minim në sovranitetin e Republikës së Kosovës”, tha Rexhaj për Ekonomia Online.