Ballina

Njohësit e çështjeve politike thonë se nuk ka sinjale për njohje të reja

By GAZETA SCANNER 1

August 27, 2023

Ditë më parë, shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, deklaroi se disa shtete janë duke lëvizur drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Gërvalla nënvizoi se fokusi i tyre është që t’i bindin 5 shtetet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Mirëpo deri më tani nuk ka sinjale se njëra nga shtetet mos njohëse do të ndryshojë qëndrim ndaj shtetit më të ri në Evropë.

Profesori universitar, Abit Hoxha, është skeptik se do të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim, derisa e cilëson si të dobët politikën e jashtme të Kosovës.

Kurse analisti politik, Ben Andoni, thotë se komente të tilla që vijnë nga diplomacia kosovare nuk i bëjnë nder vendit, sepse siç thotë ai, realiteti është krejtësisht tjetër.

Madje sipas tij nuk ka gjasa që në një të ardhme të afërt 5 vendet e Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën janë, Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qipro.

Kurse shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Izraeli.