Lajme

Njohësi i ekonomisë i reagon Mujës: Rritja e buxhetit s’po reflekton në rritje ekonomike

By GAZETA SCANNER 1

July 06, 2024

Njohësi i ekonomisë Lekë Musa i ka reaguar kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, i cili ka thënë se pushteti për vitin 2025 do të jetë mbi tre miliardë euro.

Ai e ka kritikuar deputetin e VV-së se rritja e pushtetit nuk po reflekton në rritje ekonomike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Musa ka shkruar se nëse rritja e buxhetit nuk reflekton në rritje ekonomike, atëherë kjo rritje është kontraktim i ekonomisë.

“Duhet me i tregu dikush se ne qofte se ka rritje te buxhetit dhe i njejti nuk reflektohet ne rritje ekonomike, apo i njejti nuk eshte rezultat i rritjes ekonomike, kjo rritje eshte kontraktim i ekonomise. Thjeshte terheqje e pareve prej burimeve produktive e drejtim ka konsumi kryesisht. E sidomos duke pas parasysh mungesen e aftesise absorbuese ne projekte kapitale te kesaj qeverie”, ka shkruar Musa.