Rozë

Njihuni me bukuroshen nga Kosova që ia rrëmbeu zemrën yllit anglez të ragbisë

By GAZETA SCANNER 1

October 13, 2023

George Ford është njëri nga yjet e Anglisë në Kupën e Botës në ragbi.

Ai është i martuar prej një viti me Atdhetare Hoxhën, një vajzë nga Kosova. Tabloidi britanik ‘The Sun’ ka shkruar sot një artikull për shqiptaren nga Kosova.

Atdhetare Hoxha, 29 vjeç, është një pronare e një restoranti në Mançester dhe gruaja e yllit të ragbit, George Ford, 30 vjeç, shkruan ‘The Sun’.

Atdhetarja për herë të parë kishte shkuar në Britaninë e Madhe si refugjate në vitin 1999, pasi kishte ikur nga lufta në Kosovë në moshën 4 vjeçare.