Lajme

Njëzet e katër vjet nga masakra e Reçakut

By GAZETA SCANNER 1

January 15, 2023

Ky material është publikuar fillimisht më 12 janar 2019. Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.

Tani, kur bëhen 24 vjet nga masakra, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.