Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në Prishtinë, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, po vazhdon kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.
Zyrtarët e NjRSh-së, gjatë natës së kaluar në pika kontrolli kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse dhe ndaj tyre janë kryer procedurat e nevojshme policore