Lajme

“Njerëzit po ikin”, Haziri: Kurti për katër vjet shkatërroi atë që Kosova e ndërtoi për 20 vjet

By GAZETA SCANNER

December 29, 2024

Ndër themeluesit e LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur  rreth hapave të parë të partisë.

I dëshpëruar me punën që po bëhet sot ai tha se qeveria e tanishme po shkakton dëme edhe në punën e bërë nga qeveritë paraprake.

“Për 20 vite çfarë është ndërtuar Kosova, këto 4 vite të Kurtit kanë shkaktuar avari në administratë dhe buxhet”, është shprehur Haziri.

Haziri ka folur edhe për disa disiplina në kuadër të të cilave kanë përfituar edhe njerëz të tjerë duke u punësuar ndërsa tash funksionon krejtësisht ndryshe.

“Ajo që Kosova ka pasur është një lloj kodi, është disiplina buxhetore dhe ndërtimi i administratës përkundër që ka qenë e politizume mirëpo ka qenë duke u ndërtu në karrierë, njerëz duke marrë pozicione, njerëz profesionista të mirë dhe njerëz të shtetit”.

“Njerëz më të mirë të administratës po ikin, menaxhera të mirë kur nuk e len me punu me ligj ai ik nuk rrin ka vend me të mirë, edhe policët, edhe ushtarët, edhe shërbimet të tjera të shtetit kapacitetet më të mira po dalin, nuk i’u vlerësohet statusi, jo vetëm më kopenzim financiar nuk vlerësohet, sepse ta bien ty prej një zyrës të vet politike gjithkënd dhe gjithë karrierën tënde ta dërgon dëm”, ka deklaruar Haziri për Paparacin