1.
Edhe njerëzit janë si ngjyrat
Si gjethet ndër stinë ndërrojnë pamjet
Të gjelbërt,të verdhë,të kuqërremtë…
Sa lindin si gjelbërima në pranverë
Dikur njerëzit bien përtokë si gjethet
Rrëzohen e shkojnë pas furtunës
Përdridhen pak dhe bien përtokë
Heshturazi,pa britmë,me dhe pa dhembje
Të pajetë në jetë disa të tjerë janë
Të përjetshëm disa të tjerë mbesin…
Bëra diagnostikimin poetik
Nëpër labirintet e udhëve të jetës
Bëra edhe autopsinë e personaliteteve
Përsa janë në pemën e quajtur jetë…
2.
Njerëzit janë si stinët
Disa njerëz, si pranvera
Të qeshur përherë
Me sytë plot dritë
Disa njerëz, si vera
Të ngrohtë e me fruta
Të përzemërt- njerëzor
Si valët e qeta të Jonit
Disa njerëz, si dimëri
Të ashpër,të acartë
Të vrenjtur,me shum mrrola
Të ftohtë akull…
Disa njerëz, si vjeshta
As verë,as dimër
Të paqëndrueshëm si moti
Herë diell që të ngrohë
Herë shi plot rrëbeshe
As shumë të ngrohtë
As shumë të ftohtë
Edhe njerëzit janë si stinët…
Ragip Gjoshi, Orikum, më 19 korrik 2022