Një ushtar amerikan vritet në Afganistan

Një ushtar amerikan është vrarë sot në një sulm në veri të Afganistanit, bëri të ditur ushtria e ShBA-ve. Sulmi ishte bërë me një bombë artizanale në qarkun Çardara, në Kunduz, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e morën talibanët.

Emri i viktimës nuk është bërë i ditur pasi politikat e ministrisë së mbrojtjes së ShBA-ve e ndalojnë këtë, para se të bëhet njoftimi i familjes.

Gjatë këtij viti, 20 ushtarë amerikanë janë vrarë në Afganistan, ndërsa ShBA-të kanë të stacionuara në këtë vend akoma rreth 12,000 ushtarë.