Lajme

Një shesh i Ferizajt do të emërohet “Ademi Demaçi”

By GAZETA SCANNER

July 31, 2024

Një nga sheshet kryesore të Ferizajt do të marrë emrin “Adem Demaçi”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.

Sheshi që do të marrë emrin e Demaçit është ai përballë stacionit hekurudhor në Ferizaj.

“Në përvjetorin e amshimit të bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza” ka shkruar Aliu në njoftimin e tij.

Ky është njoftimi i plotë:

Ferizaj me sheshin “Adem Demaçi” Kuvendi i Komunës miratoi sot propozimin tim, që një prej shesheve kryesore – sheshi përballë Stacionit hekurudhor në Ferizaj, të mbaj emrin e simbolit të rezistencës kombëtare, Nderit të Kombit, “Mandela i Kosovës”, Adem Demaçi. Në përvjetorin e amshimit të bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza. Faleminderit anëtarëve të kuvendit për mbështetjen!