Lajme

Një serb i Mitrovicës dhe dy kurdë dyshohen për vrasjen e ish-boksierit Besar Nimani

By GAZETA SCANNER 1

March 12, 2024

Ish-boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën e kaluar në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Në lidhje me këtë Berat Nimani, vëllau i viktimës ka thënë se të dyshuarit për vrasjen e ish-boksierit janë dy kurdë dhe një serb i Mitrovicës.

Sipas Nimanit, ata janë duke u kërkuar nga INTERPOL-i, pasi sipas tij, kanë arritur të largohen nga Gjermania.

Ndërkohë të enjten do të bëhet varrimi i ish-boksierit kosovar, Besar Nimani.

Këtë e ka bërë të ditur vëllai i tij Berat Nimani, përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se varrimi i Besarit do të bëhet në Bielefeld të Gjermanisë.

“Varrimi i Besar Nimanit do të bëhet të enjten me 14.03.2024 ne Bielefeld nga ora 10:00 e mëngjesit në varresat e myslimanëve”, ka shkruar Berati.

https://www.facebook.com/share/p/DcABRfhJ5GZQrMtu/?mibextid=oFDknk