KoronavirusiLajme

Një qytetar i Gjilanit humb betejën me COVID -19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se një bashkëqytetar i tij e ka humbur betejën me COVID-19.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai i ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit.

“Ky duhet të jetë alarm për të gjithë. Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën”, ka shkruar Haziri.

Dita e 219 e përballjes me #COVID19 u shënua me 14 raste të reja pozitive në Gjilan, duke e ngritur numrin e rasteve…

Geplaatst door Lutfi Haziri op Zaterdag 17 oktober 2020