Një person është gjetur pa shenja jete të premten në një afërsi të një objektit në Prizren.
Policia thotë se kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ndihmën e shpejtë dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Sipas familjarëve ai ka qenë punëtorë ndërtimi në kompani.
“Prizren 25.08.2023 – 15:00-21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtorë ndërtimi në kompani”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.