Një person në Junik është arrestuar, pasi dyshohet se ka rrahur babanë dhe vëllanë e tij.
Bëhet e ditur se të dy kanë refuzuar tretmanin mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain. Viktimat kishin refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.