Lajme

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës

By GAZETA SCANNER

December 28, 2024

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:10, në Landovicë të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për IndeksOnline se viktima, N.G., mashkull, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

38-vjeçari është bartur në emergjencën e spitalit të Prizrenit.

“I lënduari, sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën. Rastit i është përgjigjur Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren Veri dhe është njoftuar Sektori Rajonal I Hetimeve. Lidhur me të gjitha veprimet policore, policia është konsultuar me prokurorin përgjegjës”, deklaroi Bytyqi.