Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencë në Ferizaj.
Siç raporton policia, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Ferizaj 26.12.2023, 14:00. Është raportuar se është sjellë në emergjencë pa shenja jete viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim