Shëndeti

Një pacient në BM diagnostifikohet me li të majmunit

Në jugperëndim të Anglisë një pacient është diagnostikuar me një infeksion të rrallë, që njihet si lija e majmunit. Besohet se ky pacient është infektuar gjatë një vizite në Nigeri dhe tani gjendet nën përkujdesin e mjekëve në qendrën e sëmundjeve ngjitëse në Londër.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ky infeksion viral është i ngjashëm me linë e zakonshme, por, edhe pse më i lehtë, mund të jetë fatal për shëndetin e njeriut. Sëmundja persiston disa javë dhe nuk paraqet ndonjë rrezik të veçantë, përveç atyre me komplikime tjera shëndetësore. E mira e këtij virusi është që nuk bartet aq lehtë nga njeriu në njeri.

Shërbimet relevante britanike kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’i kontrolluar të gjithë personat të cilat kanë udhëtuar në aeroplan me pacientin e infektuar.

Përndryshe, ky nuk është rasti i parë që ky virus paraqitet në Britani të Madhe. Britanezët u alarmuan mbi prezencën e tij në shtator të vitit të kaluar.