Botë

Një oficer sigurie vritet në sulmin mbi FSB ruse

Një person i armatosur hapi zjarr jashtë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) në kryeqytetin rus Moskë, duke vrarë një oficer të sigurisë dhe duke plagosur pesë persona të tjerë.

Të plagosurit përfshijnë dy oficerë të tjerë të sigurisë, të cilët njoftohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Autori i sulmit ende nuk është identifikuar.

FSB tha se autori veproi i vetëm dhe nuk hyri në ndërtesë por nuk dha informacione ose nuk bëri komente të mëtejshme mbi motivet e mundshme të sulmit.