Rozë

Një mesazh anonim në krevatin e Heidit: “Kush e ka lënë këtë këtu?”

By GAZETA SCANNER 1

May 01, 2024

Pas spektaklit të mbrëmshëm, banorët u përfshinë në debate të ashpra me njëri-tjetrin. Zgjedhja e Eglës për të dërguar në nominim Romeon dhe Heidin ka nxehur situatën në shtëpi, pasi ata mendojnë se nominimi është për personin që do largohet.

Gjatë mbrëmjes, teksa ishin duke u shtrirë në krevat, Heidi vuri re se pranë kishte një letër. ‘Kush ma ka lënë këtë?’- pyet Heidi banorët që ndodheshin në dhomën e gjumit. Në fletë shkruhej; ‘Return BBV3’

Françeska dhe Çimi u habitën nga letra, duke thënë menjëherë se nuk ishin ata që e kishin lënë aty.