KultLajme

“Një këngë – tetë këngëtarë”, Ismet Bexheti sjellë projektin më të ri muzikor (Video)

Këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare, Ismet Bexheti ka sjellë projektin më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për “NJË KËNGË-TETË KËNGËTARË” – Nata e qejfit në Kumanovë” dhe me kumanovarët.

Me këtë rast, ai ka falënderuar të gjithë këngëtarët dhe muzicientet kumanovarë që i janë përgjigjur me kënaqësinë më të madhe për të realizuar “një dëshirë të tillë të kahmotshme për këtë projekt të përbashkët nê Kumanovë”.

Postimi i plotë i Ismet Bexhetit në Facebook:

NJË KËNGË-TETË KËNGËTARË

“Nata e qejfit në Kumanovë” dhe me kumanovarët

Nje falënderim i pafund për gjithë këngëtarët dhe muzicientet e mi kumanovarë që m’ u përgjigjën me kënaqësinë më të madhe për të realizuar një dëshirë të tillë të kahmotshme për këtë projekt të përbashkët nê Kumanovë.

Mirënjohje e thellë edhe për këngëtarët tjerë të cilët për arsye objektive nuk ishin pjesë e këtij projekti, i cili padyshim as nuk mund përfshije e as nuk mund të përfaqësojë të gjithë këngëtarët kumanovarë.

Ne jemi vetëm tetë kengëtarë të muzikës popullore nga dhjetra këngëtarë të tjerë të cilët janë me vlerë dhe me patentë, si për kengën popullore e aq me shume edhe për muzikën zbavitëse në Kumanove

Me respekt
Ismet Bexheti

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2459199417546338&id=100003689105641