Lajme

Një javë nga kërkesa për ekstradimin e reperit Noizy në Kosovë, ai mbetet ende në burgun e Tiranës

By GAZETA SCANNER 1

August 13, 2024

Republika e Kosovës ka kërkuar që reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy të esktradohet në Kosovë.

Kjo është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila kërkoi ekstradimit e reperit dhe Dj Crax-it.

Noizy bashkë me DJ Crax-in janë arrestuar në Shëngjin nga operacioni policor “Fast”

Ata ishin shpallur në kërkim nga Policia në Kosovë për veprën penale “lëndrim i rëndë trupor”.

Noizy dhe DJ Crax-i, bashkë me Stresin janë përfshirë në një përleshje në një klub të Pejës

I lënduar rëndë mbeti personazhi i njohur i Tik Tok-ut, Medi Iseni.