Një person ka humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë lënduar pasi një autobus u përmbys pasditen e së enjtes në shtetin e Nju-Jorkut, thanë zyrtarët.
Rreth 46 persona u lënduan, me pesë prej tyre në gjendje kritike, në autobusin e mbushur kryesisht me të rinj, tha për NBC News, ekzekutivi i Orange County, Steven Neuhaus.
Një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Nju-Jorkut konfirmoi se një person kishte vdekur.
Autobusi po transportonte studentë.