Lajme

Një i mitur theret me thikë nga një i mitur tjetër në Podujevë

By GAZETA SCANNER 1

September 03, 2023

Një i mitur është ther me thikë nga një i mitur tjetër në Podujevë.

Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se “viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si “vrasje në tentativë”.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Sheshi i qytetit Podujevë 02.09.2023 – 21:40. Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.