Lajme

Një grua në Obiliq raporton në polici se është sulmuar nga burri, dërgohet në strehimore bashkë me fëmijët e saj

By GAZETA SCANNER 1

April 07, 2024

Një grua në Obiliq ka raportuar në polici se është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Si pasojë e lëndimeve trupore viktima bashkë me fëmijët e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari nuk është hasur dhe ende nuk është paraqitur në polici.

Njoftimi i policisë:

Obiliq/06.04.2024-04:00. Viktima femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima si pasojë e lëndimeve trupore ka marrë tretman mjekësor dhe së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Ndërsa deri me tani i dyshuari i lartcekur nuk është hasur dhe nuk është paraqitur në stacion te policisë.